Haki Abazi akuza të rënda ndaj Televizionit Kosovarë

Ish-zv/kryeministri I Kosovës, Haki Abazi televizionin T7 në Kosovë e ka quajtur, të Gruevskit.

“Televizioni 7 i Gruevskit në Kosovë duhet me u bojkotu sikur televizioni i Stanishiqit dikur. Nuk janë televizionet gurthyes të gurve vullkanik. Mbjellja e urrejtjes, nxitja e kercnimeve dhe përleshjeve fizike dhe vrasjes së njerezve nuk është gazetari është matrapazllëk. Komisioni mediave duhet të intervenoj para se të bëhet ndonjë veprim i çmendur i motivuar nga ndërsyerjet kriminale të televizionit të Gruevskit!

Edepsuzi të therret edhe të pren në sofër të tij”, është shprehur Abazi.

Ndaj këtij shkrimi ka reaguar drejtuesi i T7, Berat Buzhala.
Ai më shaka I ka thënë Abazi, shuj se tregoj Dardani e të rrah.

“Ne vitin 2019 e kemi mbeshtete LDK’ne, respektivisht Vjosa Osmanin edhe LVV’ne, respektivisht Albinin. Kuptohet, ne menyre profesionale, pa kurrfare kerkese financiare, mbi parimin e ndryshimit te qeverisjes se PAN’it. Meqe ngjarja nuk ka ndodhe ne shekullin e XIX, por vetem para nje viti, shume prej jush mundeni me e mbajte ne mend editorialin: Votojeni LDK dhe LVV.

Advertisement

Ne momentin qe ti mendon ndryshe prej tyre, me fal jo prej tyre por prej TIJ, se te tjeret aty kryesisht nuk mendojne, atehere ti je i korruptuar, ti je njeri i keq etj.

Jo djem dhe cika, bota eshte me komplekse se sa kaq, ndonese, fatkeqesisht, ua kane ngushtu mendimin ne bardh dhe zi.

Good luck (Jonathan)”, është shprehur Buzhala. (INA)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like