Rast i rrallë: Në Gjinekologji u lind një foshnjë afër 6.5 kilogramë

Advertisement

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ka lindur një foshnje me peshë rreth 6.5 kilogramë, shkruan Gazeta Express.
30-vjecarja nga Drenasi ka lindur me operacion sot në këtë klinikë.
Sipas njoftimit, gjendja e saj shëndetësore dhe e fëmijës është e mirë.

Njoftimi i plotë:
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u lind një foshnjë me peshë rreth 6.5 kilogramë, që përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.

Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion.
Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi, e lindur në vitin 1991, që edhe dy lindjet e para i ka kryer me operacion, dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Advertisement

Read Previous

Bastoret kërkojnë mbështetje financiare, kemi humbur 50 për qind të fitimit

Read Next

Rriten testimet, ulen infektimet! Mbi 500 të shëruar

%d bloggers like this: