Grubi për Marrëveshjen e Ohrit: Dje jehonte kënga e vallja shqipe mu në mes të Krushevës

Estimated read time 1 min read

Në kuadër të 20 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërorë e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup në bashkëpunim me Ministrinë për Sistem Politik, ka organizuar tribunë me temë: “Shkupi i adresave të reja shqiptare, reflektimi i Marrëveshjes së Ohrit”.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në fjalimin e tij, duke folur për rezultatet e kësaj Marrëveshjeje, tha se sot gjithkund flitet shqip.
“Në Qeveri flitet shqip, në Kuvend flitet shqip. Hyni në web faqen e presidentit dhe çdo gjë është edhe shqip. Jo më larg se dje në shënimin e Ilindenit jehonte kënga e vallja shqipe mu në mes të Krushevës”, tha Grubi, transmeton TV21.

Advertisement

Foli edhe për nevojën e trajtimit të Marrëveshjes së Ohrit si trashëgimi kulturore. I kërkoi ITSHKSH-së që të bëjë një studim të mirëfilltë.

” Desha të ju lus pikërisht këtu, ku jemi ne sot në ITSHKSH, ta trajtoni Marrëveshjen e Ohrit si trashëgimi kulturore e shqiptarëve dhe të bëni një studim të mirëfilltë, pikërisht duke nisur në 20 vjetorin”, kërkoi Grubi.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like