I Dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar sërish ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
– Advertisement –
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Grenell ka shpërndarë një lajm të Euronews Albania, ku Kurti deklaron se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së “nuk kanë qenë kurrë më të mira”. Në kundërpërgjigje, Grenell e ka cilësuar këtë deklaratë si të pavërtetë, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve “nuk kanë qenë kurrë më të ulëta”. Ai ka shtuar se Kurti është ndëshkuar si nga administrata e parë e ish-presidentit Donald Trump, ashtu edhe nga administrata e presidentit aktual, Joe Biden.
“Deklaratë deluzive. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është ndëshkuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada Amerikane, Anthony Blinken etj.”, shkroi Grenell në postimin e tij.
Grenell i përgjigjet Kurtit: Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, s’kanë qenë kurrë më të ulëta
Advertisement
Advertisement
Advertisement