Breaking News :

nothing found
09-06-2023

Grafite në Prishtinë, Kundërshtohet emri i Vjosa Osmanit, Glauk Konjufcën e paraqesin të parin

Advertisement

Grafite që shfaqin Glauk Konjufcën, nënkryetarin e VV-së, si numrin 1 janë shfaqur të shtunën në Prishtinë.

Emri i tij është parë afër atij të Vjosa Osmanit në të paktën dy grafitet, derisa emri i Osmanit është kundërshtuar me vizë.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë thënë KOHËS se nuk kanë ndonjë informacion rreth tyre.

Beteja politike për numrin 1 në listën zgjedhore ka përcjellë diskutimet zgjedhore që kur janë caktuar zgjedhjet. Lideri i VV-së, Albin Kurti, po vazhdon të deklarojë se do t’i prijë listës zgjedhore, derisa KQZ-ja nuk e ka certifikuar si kandidat. Osmani është kandidate për presidente të vendit në listën e VV-së.

VV-ja ka refuzuar vazhdimisht të bëjë ri-renditjen e kandidatëve, derisa Osmani është numër 2 në listë dhe Konjufca 3./Reporteri

Advertisement

Read Previous

Publikohet lista e kompanive që morën ndihmë shtetërore por nuk kanë paguar pagat e punonjësve

Read Next

‘Maqedonia në BE vetëm nëse bashkohet me Bullgarinë ose bëhet një provincë shqiptare’ (VIDEO)