Glauk Konjufca infektohet me COVID-19

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebookun e tij, shkruan Kosova Post.

“Kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tash. Për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike.
Edhe një herë falënderimi shkon për mantelbardhët që ndodhen në frontin e luftimit të këtij virusi të rrezikshëm.”, ka shkruar Konjufca.

Ky është postimi i plotë i tij:

Qytetarë të dashur, miq të çmuar,
Desha ta ndaj me ju faktin që jam diagnostifikuar me virusin COVID-19.
Kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tash. Për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike.
Edhe një herë falënderimi shkon për mantelbardhët që ndodhen në frontin e luftimit të këtij virusi të rrezikshëm.
Ju ftoj të gjithëve për kujdes dhe respektim të masave ashtu që ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë të keqe pandemike në vendin tonë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like