Gjykata turke fut në paraburgim Palevskin – ja sa ditë

Estimated read time 1 min read

Nga Ministria e Drejtësisë njoftojnë se autoritetet turke kanë caktuar masën e paraburgimit ekstradues nga Ljupço Palevskit-Pallço, i cili dyshohet për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski.

“Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ankara i dërgoi një letër Ministrisë së Drejtësisë në të cilën njofton se po dorëzon një notë të pranuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, në përgjigje të notës së dorëzuar nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Ankara të datës 06.12.2023, me të cilën informon se në bazë të shkresës së pranuar nga Zyra e Kryeprokurorit Publik Balikesir, Ljupço Palevskit i është caktuar paraburgimi ekstradues në kohëzgjatje prej 40 ditësh”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like