Gjoba për 144 drejtues mjetesh për tejkalim shpejtësie në të gjithë vendin

Gjoba për 144 drejtues mjetesh për tejkalim shpejtësie në të gjithë vendin

Gjatë aksionit të intensifikuar të kontrollit të djeshëm në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, janë sanksionuar 144 drejtues mjetesh.

Siç njoftoi sot MPB-ja, katër prej tyre po udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 78 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 66 jashtë vendbanimit.

Advertisement

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Advertisement
Advertisement