Gjimnazi matematikor-informatikë hap dyert për nxënësit e rinj

Estimated read time 2 min read

Të nderuar,

Me qëllim të informimit sa më të gjërë të semimaturantëve për regjistrim në shkollë të mesme, ju lutemi publikoni këtë informacion të Gjimnazit tonë shtetëror për këtë mundësi të rrallë dhe profesion të shumë kërkuar:

Shkolla e mesme shtetërore “Gjimnazi Matematikë Informatikor” Shkup shpall konkurs për pranim të nxënësve në vitin e parë për vitin 2024/2025. Konkursi është i hapur deri në 31.05.2024. Nxënësit e interesuar mund të paraqiten duke lëshuar letër për interesim (me të dhënat e nxënësit prindërit/kujdestarit: emër mbiemër, shkolla dhe komuna ku ka mbaruar shkollën fillore, numër telefoni i nxënësit, numër telefoni dhe adresë elektronike e prindërit ose kujdestarit.
Letrën mund ta dorëzoj në adresë të shkollës (Bul. Partizanski odredi nr.91, Shkup gjithashtu edhe në adresë elektronike matematicka.gimnazija@schols.mk). GJMI është gjimnaz i specijalizuar për nxënës të talentuar në matematikë, fizikë dhe informatikë në gjithë teritorin e shtetit. Në GJMI regjistrohen nxënës të rregullt që kanë mbaruar shkollën fillore dhe kanë arritur sukses më së paku 4.5 prej klasës të gjashtë deri në klasën e nëntë fillore dhe me note 5 ne lëndët e matematikës dhe fizikës. Për nxënësit që do të paraqiten dhe i përmbushin kushtet për pranim, provimet pranuse janë të caktuara nga data 07.06.2024 (matematikë) dhe 11.06.2024 (fizikë). Për më shumë informacione për rregjistrimin dhe shkollën mundeni të gjeni në mig.mk .

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like