E rëndë/ Foshnja e sapolindur, braktiset në bodrumin e një pallati!

Estimated read time 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, pasi një foshnjë e sapolindur është gjetur e braktisur.

Mësohet se foshnja është gjetur në bodrumin e një pallati në Yzberisht ku më pas është dërguar me urgjencë në spital. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e foshnjës.

“Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur. Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital.

Advertisement

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./M.K-dritare.net

Advertisement
Advertisement

You May Also Like