Gjermania paralajmëron për mutacione të reja të koronavirusit

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot mbrojti politikat e rrepta qeveritare të mbylljes dhe bëri thirrje për masa në të gjithë Evropën për të parandaluar mutacionet më ngjitëse të koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një konference për media në kryeqytetin Berlin, Merkel u bëri thirrje qytetarëve në Gjermani dhe Evropë të marrin më seriozisht variantet e virusit.

“Rrezikun e mutacionit të virusit tani mund ta shohim më qartë sesa në fillim të vitit” tha ajo, duke shtuar se lloji i mutuar i zbuluar për herë të parë në Britani të Madhe ishte parë gjithashtu në disa vende të tjera evropiane, përfshirë Gjermaninë.

“Bazuar në atë që dimë deri më tani, lloji i mutuar i virusit është dukshëm më ngjitës sesa ai me të cilin kemi jetuar vitin e fundit. Kjo është arsyeja kryesore për rritje masive të rasteve në Irlandë dhe Britani”, theksoi ajo.

Merkel tha se lloji i mutuar nuk është bërë dominant në Gjermani, por paralajmëroi se kjo nuk duhet të jetë arsyeja e vetëkënaqësisë.

“Ne duhet ta marrim shumë seriozisht këtë kërcënim serioz nga ky virus. Unë nuk mund ta theksoj këtë mjaftueshëm”, tha ajo. “Ne duhet të ngadalësojmë përhapjen e këtij virusi të mutuar. Nuk duhet të presim derisa ky virus të shpërthejë këtu dhe të shkaktojë ngritje të reja masive të rasteve. Atëherë do të jetë vonë”, tha kancelarja gjermane.

Advertisement

Merkel tha se për shkak të shqetësimeve mbi variantin e Britanisë së Madhe dhe mutacioneve të tjera, Gjermania ka vendosur të zgjasë masat e rrepta të mbylljes deri më 14 shkurt duke ashpërsuar disa nga masat.

Ajo tha se qeveria e saj mori këtë vendim si masë paraprake, përkundër faktit se numri i rasteve të reja dhe pacientëve të sëmurë rëndë janë ulur ditët e fundit

Advertisement
Advertisement

You May Also Like