Gjermania heq kufizimet për Maqedoninë e Veriut! Prej 20 qershorit mund të udhëtoni edhe si turistë

Gjermania hoqi kufizimet për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetasit nga këto vende mund të hyjnë në Gjermani edhe si turistë. Duke filluar nga e di ela, më 20 qershor, shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit.

Advertisement

Këtë e bën të ditur Ministria gjermane e Punëve të Brendshme në faqen e internetit. Në këtë mënyrë Gjermania ndoqi rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi të mërkurën, të heqë restriktionet për disa vende të reja. Në listën pozitive të Gjermanisë janë shtuar veç këtyre tre vendeve edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like