Breaking News :

nothing found
30-09-2022

Gjendja me Covid, ja sa ka arritur numri i të infektuarve në gjithë botën

Advertisement

103 milionë e 593 mijë e 504 persona rezultojnë të infektuar me COVID-19 në botë. Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 2 milionë e 239 mijë e 260 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 75 milionë e 214 mijë e 633 janë shëruar nga ai.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara, me gjithsej 26 milionë e 767 mijë e 229 raste, pastaj India me 10 milionë e 758 mijë e 619 raste dhe Brazili me 9 milionë e 204 mijë e 731 raste.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me koronavirus është 60 mijë e 218 raste nga 233 mijë e 532 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 498 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shëruar 229 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52 mijë e 437 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 283./Nmk-post/

Advertisement

Read Previous

Hoxhaj: Po rritet entuziazmi për Rimëkëmbje

Read Next

Mbyllet objekti në Kumanovë, nuk respektoi masat