Gjendet trupi i pajetë i një djali i cili pardje u mbyt në lumin Vardar, në Pepelishte të Negotinës

Estimated read time 1 min read

Gjendet trupi i pajetë i djalit i cili pardje u mbyt në lumin Vardar, në Pepelishte të Negotinës, për MIA-n konfirmoi Biljana Filipova, drejtor i Shtëpisë Shëndetësore, Negotinë.
“Në mëngjes ekipi i Ndihmës së shpejtë e konstatoi vdekjen e djalit. Pa shenja për lëndime tjera të jashtme”, tha Filipova.
Trupi është gjetur në afërsi të vendit ku ka ndodhur edhe mbytja.

Advertisement

Pardje rreth orës 16:00 në Stacionin policor Negotinë, Z.J. (39) ka paraqitur se disa të mitur kanë hyrë në lumin Vardar, me ç’rast, njëri prej tyre, i mitur nga fshati Pepelishte, i Negotinës, nuk është parë duke dalë nga uji

Advertisement
Advertisement

You May Also Like