Gjendet pa shenja jete një person në kulmin e shtëpisë

Estimated read time 1 min read

Një person është gjetur pa shenje jete në kulmin e shtëpisë së tij, mbrëmë në lagjen “Sharban” të Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë edhe ekipi i Institutit Mjekësor Ligjor (IML), të cilët trupin e pa jetë e kanë dërguar për obduksion.

Në raportin ditor është bërë e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Sharban-Prishtinë, 24.12.2023-09:00-20:30. Rreth orës 20:30 është raportuar se në lokacionin e cekur është gjetur në kulmin e shtëpisë trupi i viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe IML të cilët trupin e pa jetë e kanë dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së./teve1.info/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like