Gjendet një kilogram marihuanë në Shkup, arrestohet një person

MPB njofton se në Shkup, më 12.02.2025, në orën 00:20, në rajonin e Karposhit, policia e Sektorit të Punëve të Brendshme të Shkupit, me urdhër gjykate, ka kryer një kontroll në shtëpi dhe ambiente të tjera të I.J. (26) dhe F.J. (24) nga Shkupi. Në shtëpi ishte gjetur F.J. (24), dhe gjatë kontrollit, nën sediljen e motorrit, i cili ishte në katin e poshtëm, janë gjetur dhe sekuestruar rreth një kilogram marijuanë dhe një peshore digitale.
F.J. është privuar nga liria dhe është mbajtur për procedura të mëtejshme, ndërsa po merren masa për gjetjen e I.J. Prokurori publik është informuar dhe, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ndërmerren hapat përkatës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *