Breaking News :

nothing found
14-08-2022

Gjendet në Mal të Zi 15-vjeçarja e zhdukur nga Prizreni (VIDEO)

Advertisement

Është gjetur në Mal të zi vajza 15 vjeçare nga Prizreni.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me policinë e Malit të Zi, kanë arritur ta kthejnë në shtëpi Gentiana Mustafën, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familja më datë 22 janar.

“E njëjta, nga zyrtaret policor të Hetimeve është pranuar prej autoriteteve policore të Mali i Zi dhe është shoqëruar deri në stacionin policor Prizren–Veri për ndërmarrjen e procedurave te nevojshme. Viktima e moshës jo madhore (e mitur) ishte larguar nga shtëpia pa paralajmërim”.

Në njoftimin e Policisë në Prizren bëhet e ditur se viktima është dërguar për kontroll mjekësor ne Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren prej ku është marre raport mjekësor sipas të cilit viktima është në gjendje të mirë shëndetësore. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, qendra për pune sociale si dhe familjaret (prindërit ) e viktimës.

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, Departamenti për te Mitur. Viktima e rastit kthehet në shtëpi dhe tani është në familjen dhe me familjaret (prindërit) e saj.

Klan Kosova ka raportuar ditë më parë lidhur me rastin.

Advertisement

Read Previous

Trend në rënie i rasteve të reja me COVID-19 në SHBA

Read Next

Janari me Covid në Tetovë/ 21 vdiqën, 352 raste të reja si dhe 852 u shëruan