Gjendet i pa jetë nje person në kryeqytet

Estimated read time 1 min read

Një person është gjetur pa shenja jetë gjatë mëngjesit të sotëm në një nga lagjet në Prishtinë. Sipas mediave ky rast ka ndodhur në rrugën ‘’ Besim Sahatçiu’’ në lagjen Mati 1 dhe ende nuk dihet arsyeja e këtij rasti. Gazeta10 ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë informata lidhur me këtë rast dhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar ngjarjen.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like