Gjashtë vite nga ngjarja e “Lagjes Trimave”, ende pa epilog

Gjashtë vite nga zhvillimet e përgjakshme të 9 dhe 10 majit 2015 në Kumanovë, ndërsa e vërteta për këtë rast akoma mbetet enigmë. Edhe pas pesë viteve, autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës nuk kanë gjetur forcat për hetimin ndërkombëtarë të premtuar nga dy Qeveritë dhe të kërkuar nga familjet dhe të dënuarit për këtë rast. Në këtë konflikt të armatosur jetën e humbën tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa rreth dyzetë mbetën të plagosur. Në Kosovë, respektivisht në Ferizaj dhe Lipjan sot do të mbahen protesta, ku kërkohet drejtësi.
Në konfliktin e armatosur përveç tetë pjesëtarëve të forcave policore, u vranë edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” nga muaji shkurt i vitit 2016 në Gjykatën penale është zhvilluar seancë gjyqësore kundër 29 personave të cilët akuzohen për vepra të bëra penale “Organizatë terroriste” dhe “Terrorizëm”. Të gjithë 29 të akuzuarit për rastin e Kumanovës para Gjykatës u deklaruan se nuk ndihen fajtorë.
Rasti më vonë u bashkua me lëndën “Rufeja” në të cilin u zhvillua proces kundër tetë personave ndihmës të grupit të armatosur nga “Lagjja e Trimave” me çka numri i të akuzuarve u rrit në gjithsej 37.
Prokuroria Republikane Publike ka ngritur procedurë për të arrestuarit në aksionin në Kumanovë pasi MPB-ja parashtroi kallëzim penal deri tek Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër numrit të caktuar të personave për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like