• 05-08-2021

Gjashtë persona vdiqën gjatë testimit të vaksinës Pfizer kundër Covid-19

Gjashtë persona vdiqën gjatë testimit të vaksinës anti Covid, të zhvilluar nga kompania amerikane “Pfizer” dhe  “BioNTek”, sipas dokumentit të botuar në faqen e internetit të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), transmeton nmk-post.

 

 

“Ka pasur gjashtë vdekje gjatë periudhës së testimit (dy vdekje në grupin e vaksinuar dhe katër në grupin placebo),” thuhet në dokumentin e FDA-së.

 

 

Dy persona vdiqën nga goditja në tru dhe sulmi në zemër dhe shkaku i vdekjes së dy pjesëmarrësve të tjerë nuk është përcaktuar ende. Gjysma e vdekjeve në të gjitha grupet ishin mbi moshën 55 vjeç.

 

 

 

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka planifikuar një takim më 10 dhjetor për të miratuar vaksinën e prodhuar nga Pfizer dhe BioTech. Kompanitë aplikuan për miratim në 20 nëntor./Northmacedonia-post/

 

 

Read Previous

1120 raste të reja, 916 të shëruar dhe ja sa viktima ka sot nga Covid-19 në Maqedoni

Read Next

Lazim Destani në Konferencën mjekësore ndërkombëtare: “Jeni heronjtë e këtij viti”

%d bloggers like this: