Gazeta bullgare “Trud”: Ndalojmë Shkupin për BE në 17 nëntor

Me titullin “Ndalojmë Shkupin për BE në 17 nëntor” një nga gazetat më të mëdha bullgare “Trud”, paralajmëron bllokimin përfundimtar të Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut për hapjen e bisedimeve me BE-në, përcjell North Macedonia Post. E përditshmja bullgare shkruan se Sofja zyrtare do ta bllokoj procesin në Këshillin për çështje të përgjithshmë të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare. “Sipas burimeve të Trud në rend të ditës së takimit të diplomatëve të parë të BE-së të martën (17 nëntor) tashëmë është shkruar se mbi këtë temë nuk do të ketë debat. Në vend të kësaj është paraparë raport i presidencës gjermane për përparimin e çështjes së bisedimeve të vazhdueshme ndërmjet Sofjes dhe Shkupit. Në këtë mënyrë formalisht do të anulohet edhe konferenca ndërqeveritare, e caktuar në dhjetor, me të cilën do të duhej të jepet fillimi i procesit të negociatave”, shkruan e përditshmja Trud.  Në vazhdim të shkrimit, thuhet se historianët, dijetarët dhe politikanë nga koalicioni qeverisës bullgarë tashmë janë shprehur se derisa Maqedonia e Veriut nuk fillon të respektoj marrëveshjen për fqinjësi të mirë, Bullgaria nuk do të jape dritë jeshile për fillimin oficial të negociatave për anëtarësim në BE.

Advertisement

 

 

 

Историци, учени и политици от управляващата коалиция вече изразиха становище, че докато Северна Македония не започне да спазва договоря за добросъседство, България няма да є даде зелена светлина за официално започване на преговорите за членство в ЕС.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like