Një 14 vjeçar përfundon në spital – e sulmun dy të mitur me mjet të mprehtë

Estimated read time 1 min read

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast jo të hijshëm, ku një 14-vjeçar ka përfunduar në spital si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë nga dy të mitur të tjerë, transmeton TV21.

Rasti ka ndodhur në Shuto Orizarë të Shkupit.

“Më datë 13.12.2023, nëpunësit policorë nga Njësiti për punë të brendshme Çair në kuadër të SPB Shkup, kanë privuar nga liria dy të mitur, duke vepruar ndaj denoncimit paraprak se rreth orës 13:35 në lagjen e Shuto Orizarës në Shkup nga dy të mitur, se me mjet të mprehtë i kanë shkaktuar lëndime një 14-vjeçari. I mituri i lënduar është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, për dhënien e mjekimit. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit, pas çfarë do të parashtrohet kallëzim penal”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like