Gashi: Zaevi duhet të jep dorëheqje

“Jemi në parlament dhe komunikojmë me deputetët aty edhe me të shumicës. Shumica ka probleme reale dhe ajo duket se dështon, edhe pse unë nuk jam idhtarë që vendi të shkojë keq. Kjo mund të sjellë një shumicë të re”, deklaroi Afrim Gashi, kreyatr i AAA-së sonte në emisionin “Politica” në Tv Globi, përcjell FLAKA.

I pyetur nëse ata do ti bashkangjiten me ASH-në shumicës, Gashi me përgjigje:

“Qeveria duhet të bie. Zoti Zaev nëse e sheh se e ka vështirë të funksionojë me këto numra, duhet të dorëzojë mandatin, pastaj të ulemi dhe të bisedojmë si më tej. Ne nuk jemi për ti shpëtuar ata”, tha më tej Gashi.

Advertisement

Nëse kanë probleme reale, e të cilat janë evidente, kjo qeveri bie, tha më teh Gashi.

“Nga këndvështrimi im duke shumë e rëndë se kjo qeveri bijeton, ajo është në këmbë të qelqta dhe pak kohë i ka mbet të bie”, thekson kryetari i AAA-së.

Ai nuk mohoi nëse për për shumicën e re bisedojnë me VMRO-DPMNE-në. FLAKA

Advertisement
Advertisement

You May Also Like