Gashi: Pas ikjes së Mijallkovit, edhe Zaevi duhet të ikë

Kreu i AAA Afrim Gashi nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar ikjen e Mihajllkovit, shkruan e nmk-post. Gashi thotë se me ikjen e Miajllkovit duhet të ikë edhe Zaevi.
Ja postimi i plotë i Gashit:
“Ikja e Mijallkovit është shenja më e qartë se, përfundimisht, duhet të ikë edhe Zaevi. Ikësi, me ikjen e tij, tashmë e ka pranuar fajin dhe prandaj ka ikur, por kjo më shumë se kaq flet për rrënimin e plotë të sistemit të drejtësisë dhe të sigurisë.
Për fat të keq, derisa Mijallkovi ikë pa ferrë në këmbë, mbase edhe me ndihmë të kësaj qeverie, në anën tjetër babai dhe axha i Almir Aliut arrestohen pa pikë faji”, ka shkruar Gashi në Facebook./nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like