Futsall – Shkëndija demolon SEE University me rezultat 10:0

Ekipi i Shkëndijës në futsall ka mbushur rrjetën e SEE University në derbin tetovar të ligës së dytë. Plot 10 gola kuqezinjtë i kanë dhënë “shtul”-it, duke e demoluar totalisht. Rezultati 10:0 ka qenë më se i merituar, duke pasur parasysh epërsinë e plotë që kanë bërë djemt e Shkëndijës gjatë gjithë lojës. Duhet përmendur se edhe lojtarët e SEE University kanë pasur disa raste, por falë intervenimeve të shkëlqyeshme të portierit kuqezi Valtrin Ibrahimi, ata nuk kanë arritur të prekin rrjetën asnjëherë. Lojtari i ndeshjes ka qenë Muhamet Ziberi i cili ka shënuar tre gola. “Kemi dhënë maksimumin për këtë ndeshje. Jo vetëm në këtë ndeshje por në çdo ndeshje tregojmë se jemi ekip serioz me disciplinë maksimale. Tashmë mendojmë për ndeshjen e rradhë” ka deklaruar për NMK-Post Ziber. Ekipi i Shkëndijës në futsall aktualisht mban pozitën e parë duke qenë kandidat i pa konkurent për ligën e parë në futsall. Duke parë kualitetin e lojtarëve që ka ky ekip, pritet që disa lojtar të këtij klubi të jenë pjesë e Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut për ndeshjen e rradhës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like