Breaking News :

nothing found
30-09-2022

Futbollisti i parë që blihet me “Bitcoin”

Advertisement

Ish lojtari i Real Madridit, David Baral, është futbollisti i parë në historikun e futbollit që është blerë me “Bitcoin”. Barral që kaloi katër vitet e para të karrierës te gjiganti spanjoll në ekipet B dhe C, u transferua te skuadra e divizionit të tretë, “Dux International de Madrid”. Transferimi nga Rasing Santander u bë i mundshëm falë “Bitcoin”-it digjital që e financoi këtë lëvizje.

David Barral, një lojtar i ri i DUX Internacional de Madrid. Mirësevjen në klubin e pafund. Bëhet lojtari i parë që transferohet përmes kriptovalutave. Falënderimi për “Criptian”, sponsori i ri që e bëri të mundur”, shkruhej në komunikatën e klubit.

Ndërkohë, kujtojmë se Barral ishte pjesë e Realit në ekipin e dytë dhe tretë, ku zhvilloi 53 paraqitje në divizionet e ulëta duke shënuar 9 gola.

Advertisement

Read Previous

E treta e vërteta – realizohet ëndrra e përjetshme e Joe Biden

Read Next

Ylli i Realit kërkon largimin