Futbollisti 19-vjeçar, një nga viktimat që ranë nga avioni amerikan në Kabul

Estimated read time 1 min read

Një futbollist i përfaqësueses afgane është një prej personave që humbën jetën pasi ranë nga avioni në përpjekje për t’iu larguar Talebanëve.

Drejtoria e Përgjithshme Afgane e Edukimit Sportiv konfirmoi se Zaki Anwari, 19 vjeç, futbollist i shpresave, humbi jetën në përpjekje për të kapur avionin ushtarak amerikan që u ngrit të hënën nga aeroporti i Kabulit.
Nuk ka të dhëna të qarta se çfarë ndodhi konkretisht me Anwarin, por që kur Talebanët morën pushtetin mijëra afganë janë përpjekur të largohen.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like