Fronti Europian: Qeveria synon të krijojë krizë artificiale, me qëllim për të fajësuar shqiptarët dhe për t’i paraqitur si fajtorë të destabilizimit

Fronti Europian: Qeveria synon të krijojë krizë artificiale, me qëllim për të fajësuar shqiptarët dhe për t’i paraqitur si fajtorë të destabilizimit

Fronti Europian shfaq dyshime se Qeveria synon të krijojë krizë artificiale të rrezikshme, me qëllim për të fajësuar shqiptarët dhe për t’i paraqitur si fajtorë të destabilizimit. Për këtë qëllim Fronti Europian ka ngritur interpelancë ndaj ministrit Pançe Toshkovski, zëvendësit të tij Astrit Iseni, por edhe ndaj Izet Mexhitit dhe Ivan Stoillkoviqit. Bexheti tha se në seancën e radhës të Kuvendit kërkojnë përgjegjësi dhe informacione të hollësishme për tensionet e fundi.

“Se grupi parlamentar i Frontit Europian gjatë ditës ka dorëzuar interpelancë për punën e katër anëtarëve të kësaj qeverie pa legjitimitet etnik. Për zv.kryeministrin dhe ministrin e ekologjisë Izet Mexhiti. Ministrin e punëve të brendshme Pançe Toshkoski. Zëvendësin e tij Astrit Iseni si dhe zv.kryeministrin i cili në këtë qeveri është përgjegjës kryesor për marrdhënie mes bashkësive ose më qartë marrdhënieve ndëretnike, Ivan Stoillkoviq”, deklaroi Blerim Bexheti – Fronti Europian. /Alsat.mk

Advertisement

The post Fronti Europian: Qeveria synon të krijojë krizë artificiale, me qëllim për të fajësuar shqiptarët dhe për t’i paraqitur si fajtorë të destabilizimit appeared first on Alsat.

Advertisement
Advertisement