• 05-03-2021

Filipçe: Nuk ka nevojë për orë policore gjatë festave të fundvitit

 Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot potencoi se gjatë festave të fundvitit, qytetarët duhet të kenë kujdes sepse mbledhimet janë rrezik i madh dhe mund të shkaktojnë mini-klastere.

Filipçe paralajmëroi se në një periudhë të afërm, Komisioni për sëmundje ngjitëse do të diskutojë për orarin e punës të kafeneve gjatë festave të fundvitit, informon Zhurnal.

“Dua të dërgoj mesazh te qytetarët se kjo është një rrezik i madh. Mbledhimet gjatë kohës së festave të fundvitit janë rrezik i madh që të paraqiten mini klastere të cilat më tej do të ngarkojnë sistemin shëndetësor. Ne propozuam të ketë masa shtesë dhe në njërën prej mbledhjeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse do të diskutojmë për orarin e punës të objekteve hotelierike”, thotë Filipçe.

Sa i përket karantinës dhe orës policore gjatë festave të fundvitit, Filipçe konsideron se nuk ka nevojë përshkak se masat e sjellura mirë funksionojnë dhe tanimë ka ulje të faktorit të bartësit dhe numrit të pacientëve në spitale.

“Mendoj se ora policore dhe karantina nuk do të kenë efekt gjatë festave të fundvitit, sepse tanimë kemi masa të mira të cilat nëse respektohen do të japin efekt, kjo po shihet. Ne tanimë kemi ulje të faktorit të bartësit dhe numrit të pacientëve në spitale. Për orarin e punës në vende ku mund të mblidhen njerëz do të diskutohen në mbledhjet e ardhshme”, tha Filipçe.//Zhurnal.mk

Read Previous

Sulejmani: Zhelina bëhet me Pallat të Kulturës, ju qoftë Përhajr!

Read Next

Ja sa do t’i kushtojnë Maqedonisë vaksinat anti Covid

%d bloggers like this: