Fëmiju me intelegjencën e njetjtë si të Ajnshtajnit

Estimated read time 2 min read

Cyrus Leung, një 12-vjeçar nga Hong Kongu që jeton në MB, iu bashkua Mensa-s pasi testi i tij i IQ tregoi se ai kishte të njëjtin koeficient si fizikanët dhe shkencëtarët e famshëm Albert Einstein dhe Stephen Hawking.

Cyrus ka një IQ prej 160, mjaftueshëm për të qenë anëtar i Mensa – një grup elitar ndërkombëtar individësh me koeficient të lartë inteligjence, i themeluar në vitin 1947. Babai i tij Frank, një programues 42-vjeçar, i sugjeroi Cyrus të shkonte për testin sepse besonte se do ta ndihmonte fëmijën të gjente miq me interesa të ngjashme, raportoi Yorkshire Post.

– Ai ishte shumë i emocionuar sepse nuk e priste të merrte një pikë kaq të lartë. Ai është vërtet krenar për veten dhe mendoj se është diçka që do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës së tij. Kur ishte më i ri, ne e dinim se ishte i mirë me numrat dhe matematikën. Jam vërtet krenar për të që vendosi të shkoj në këtë test në një moshë kaq të re, tha Frank Leung.

Advertisement

Ai është një nxënës i klasës së shtatë nga Hong Kongu, Kinë, i cili ndjek shkollën Birkdale në Sheffield, Angli. Ai u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019. Cyrus është një pianist i talentuar dhe gjithashtu dëshiron të bëjë matematikë ose ndonjë shkencë tjetër.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like