Taravari i përgjigjet opozitës

Estimated read time 1 min read

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një prononcim të shkurtër për MIA-n, konfirmoi se partitë nga opozita shqiptare e kanë propozuar atë që të jetë kandidati i tyre për president në zgjedhjet e ardhshme, por theksoi se nuk është i interesuar.

Opozita shqiptare ka folur me mua për të qenë kandidat për president, por nuk jam i interesuar, tha Taravari.

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetar i Komunës së Tetovës, Biljal Kasami, në një paraqitje të mbrëmshme në Radio Televizionin e Kosovës, ka theksuar se me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është diskutuar për të qenë kandidat për president. .

Advertisement

Po, me Taravarin është diskutuar që të jetë kandidat për president dhe ai shihet si një kandidat i përshtatshëm shqiptar në këto zgjedhje, theksoi Kasami.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like