Incident i madh ne Parlament. Deputeti i Levices thn cfar gjen para

Estimated read time 4 min read

Kuvendi miratoi Rregulloren e re, incidenti me Levicën “aktivizoi” sallën

Me 83 vota “pro”, dy “kundër” dhe asnjë abstenim, deputetët miratuan sonte (20 nëntor) Rregulloren e re të Kuvendit, shkruan NMK-POST.

Rregullorja e re e legjislativit, më herët në seancë, bëri që situata në parlament të përshkallëzohet.

Dy deputetët e së majtës, Dimitar Apasiev dhe Borislav Krmov, reaguan ashpër se pse nuk u pranuan për shqyrtim të gjitha amendamentet që i parashtruan dhe kërkuan që edhe propozimi për Rregulloren e re të hiqet nga rendi i ditës.

E majta përgatiti rreth 2500 amendamente në Rregullore dhe më së shumti reaguan dy deputetët e saj pasi pretendojnë se me rregullat e reja do të mund të “kontrabandohen” ligjet pa i bllokuar opozita.

Incident në Kuvend
SHIH EDHE KËTË:
Incident në Kuvend: Deputetët e së majtës sulmuan nënkryetarin Misovski
Atmosfera e tensionuar e seancës arriti kulmin kur Krmov, duke kërkuar ndërprerjen e seancës, shtyu zilen dhe shishen e ujit nga tavolina para nënkryetarit të Kuvendit, Goran Misovski, i cili në atë moment po drejtonte seancë dhe ishte ulur në vendin e Talat Xhaferit. Xhaferi u ul në radhët e deputetëve në vend të karriges presidenciale sepse zyrtarisht ishte propozues i Rregullores së re.

Krahas kësaj, Krmov edhe para Misovskit e ka “shkatërruar” monitorin dhe e ka hedhur në tokë, e ka thyer edhe telefonin. Ai hodhi dhe tundi fletë letre në drejtim të nënkryetarit të parlamentit, në të cilat Apasiev iu bashkua në një moment.

Më pas seanca u shty për rreth gjysmë ore.

Pas pushimit, dy deputetët kanë vazhduar të këmbëngulin për ndërprerjen e seancës dhe janë bërë edhe dy ndërprerje nga 30 minuta.

Në kohën shtesë, Krmov qëndronte pranë karriges së Misovskit dhe tentoi t’i pengonte punën. Apasiev, nga ana tjetër, duke folur nga foltorja, hoqi këpucën dhe goditi me të fletët e letrës, duke ilustruar vënien e vulës mbi amendamentet që nuk u pranuan.

Pas gjithsej tre pushimesh nga rreth 30 minuta, atmosfera u qetësua. Pasi 83 deputetë e mbështetën Rregulloren e re, seanca e Kuvendit vazhdoi me votimin e dy pikave të tjera të rendit të ditës.

Më pas, presidenti Talat Xhaferi e ndërpreu seancën dhe njoftoi se nga nesër legjislatura do të ulet në një sallë të re për shkak të dëmeve që kanë bërë deputetët e së majtës. Bëhet fjalë për sallën në të cilën u ulën deputetët gjatë pandemisë së Covid.

Advertisement

“Duke pasur parasysh se është bërë dëm material dhe është çaktivizuar sistemi i punës, seancat e Kuvendit do të zhvillohen në sallën ‘Kupola’ deri në largimin e dëmit dhe riparimin e pjesës së dëmtuar. Aty do të mbahet seanca formale e nesërme, ndërsa vazhdimi i kësaj seance nesër në ora 11 do të jetë në sallën ‘Kupola’”, tha Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në seancën e sotme të Komisionit për çështje të imunitetit procedural dhe mandatar
SHIH EDHE KËTË:
Deputetët e ardhshëm ndoshta do të punojnë sipas Rregullores së re të Kuvendit
Marrëveshja për një Rregullore të re mes deputetëve të qeverisë dhe opozitës është arritur në kuadër të dialogut “Jean Monnet”, i cili filloi rreth pesë vite më parë me ndërmjetësimin e disa eurodeputetëve.

Pas harmonizimit të tekstit për Rregulloren e re, më 10 tetor të këtij viti, Xhaferi ka shpjeguar propozimin para Komisionit për Rregulloren e Punës dhe Çështjet e Imunitetit Mandat.

“Ky propozim është rezultat i punës shumëvjeçare të të gjithë përfaqësuesve të të gjitha partive politike në Kuvend në bashkëpunim me Parlamentin Evropian në kuadër të dialogut ‘Jean Monnet’. Synimi i të gjithë deputetëve është që përbërja e re parlamentare të punojë me efikasitet dhe në mënyrë të planifikuar dhe plenumi të ketë rolin e duhur kushtetues”, tha në atë kohë Xhaferi.

Rregullorja e re e Punës do të fillojë të zbatohet nga përbërja e re parlamentare që do të formohet pas zgjedhjeve që do të mbahen në vitin 2024.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like