Fazliu: BDI nga Ahmetisë, u bënë Dellçevistë

Ish-deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu ka komentuar vizitën e sotme të delegacionit të BDI-së në vendprehjen e Goce Dellçevit, përcjell TV21. Fazliu thotë se BDI-ja nga një parti Ahmetiste, është shndërruar në parti, siç thotë ai Dellçeviste. “Maqedonasit, në këtë shekull të fundit, janë identifikuar me rrymat Vanço Mihajlloviste, Todor Aleksandroviste dhe Titiste! Së fundmi, atyre u është shtuar edhe një rrymë e re: DUI-Dellçeviste! Nga sot, për t’i bërë qejfin VMRO-së, brendi ndryshon nga Ahmetist në Dellçevist! “BDI ka ra keq, n’kanall!” Një parti që shet një ushtri që tradhëton një Shqiptari, për një copë pushtet e Soravi, nuk meriton kurrë m’u rikthy!”, ka shkruar Fazliu. Ndryshe, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në përvjetorin e lindjes së Dellçevit tha se duhet të shënohet ideja e dellçevizmit, respektivisht të shënohet vizioni i Dellçevit për barazi dhe bashkëjetesë. Në lidhje me: BDI vendosi kurorë lulesh në vendprehjen e Goçe Dellçevit, Ademi: Duhet të shënohet ideja e dellçevizmit

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *