„Në muajin janar, më falni, nuk pi duhan, nuk kam pirë as një kanaçe neskafe prej 250 gramësh, nuk kam ngrënë asnjë qershi, nuk e di si duken pjeshkat dhe kajsitë, as pjepri dhe shalqiri, e as rrushi, kështu që vlerësoj se këtu duhet të ketë ndërhyrje dhe diçka më objektive, në mënyrë që mbi bazën e këtyre parametrave objektivë të zhvillojmë politika. Kështu siç është tani, nuk mundemi,” – kështu u përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me pyetjen mbi nevojën për ndryshimin e metodologjisë së llogaritjes së shportës minimale sindikale.
“Është jologjike të keni cigare në shportën minimale. Për të mos qenë ne ata që nuk e harmonizojmë atë që është punuar nga Sindikata dhe vlerësuar nga dy ish-ministra të LSDM-së – Nikola Popovski dhe Tevdovski, vendosëm të përfshijmë persona nga të gjitha fushat dhe së bashku të formojmë shportën minimale të shpenzimeve.
Çmimet të mos merren nga një prej marketeve më ekskluzive, por, duke qenë se është minimale, nga ato që kanë çmime më të ulëta dhe më modeste, të zgjedhim një mesatare dhe kështu ta llogarisim shportën. Ndoshta do të dalë më e madhe, por ndoshta edhe më e vogël.”
Mickoski: Duhet të ketë ndërhyrje në metodën e llogaritjes së shportës minimale, gjatë muajit janar nuk kam ngrënë asnjë qershi ose shalqi
Advertisement
Advertisement
Advertisement
+ There are no comments
Add yours