Fat tragjik/Familja Hoti, humb dy djemtë në aksidente rrugore brenda 6 muajve!

Estimated read time 1 min read

Tre të rinj kanë humbur jetën në një aksident të rëndë të Venecia, dy prej tyre janë shqiptarë: Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç).

Për familjen Hoti kjo është tragjedia e një tjetër tragjedi pasi para pak muajsh kanë humbur edhe një tjetër djalë.

Fat tragjik pasi Admir Hoti, vëllai i 22-vjeçarit vdiq para 6 muajsh po në aksident rrugor. 19-vjeçari udhëtonte në automjet së bashku me të babain e tij kur u aksidentua më 10 maj. Baba e bir po udhëtonin me një mjet tip Fiat kur i riu humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me barrierën anësore të rrugës, ku dhe ndërroi jetë në vendngjarje./M.K-dritare.net

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like