Erdhi në jetë vajza e Meghan dhe princit Harry, zbulohet emri i veçantë

Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan, kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë, vajzë.
Çifti nëpërmjet një njoftimi bëri të ditur se vajza erdhi në jetë ditën e premte në spital në Santa Barbara në Kaliforni.
Të bijën ata e kanë quajtur Lilibet Diana.
Emri Lili iu vendos sipas stërgjyshes, mbretëreshës, të cilën e gjithë familja e quajnë Lilibet, u tha në deklaratën e çiftit.
Ndërkohë emri Diana, është zgjedhur në nder të gjyshes së vdekur Princeshës se Uellsit.

Advertisement

Harry dhe Meghan janë prindër të një djali i cili muajin e kaluar mbushi 2 vjet./Express/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like