Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për kosovarët

Estimated read time 1 min read

Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës dhe tani mund të udhëtohet në shtetin arab vetëm me pasaportë.

Kështu ka njoftuar presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme.

Sipas Osmanit, marrëveshja për heqjen e vizave mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara ishte arritur gjatë takimit të muajit të kaluar me presidentin Mohammed bin Zayed Al Nahyan dhe tashmë është nënshkruar.

“Falënderoj presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në “X”, njohur më parë si Twitter.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like