Breaking News :

nothing found
10-06-2023

Egzon Bejtullai futbollisti më i shtrenjtë në Ligën e Parë

Advertisement

Egzon Bejtullai i Shkëndijës është futbollisti më i shtrenjtë në futbollin elitarë të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Kapiteni i skuadrës tetovare sipas portalit sportiv të specializuar në vlerësimet e futbollistëve, ka vlerën e 720 mijë eurove, duke lënë pas vetes sulmuesin e FC Shkupit, Dembo Darboe, vlera e të cilit në tregun europian të futbollit kap vlerën e 630 mijë eurove.

Po i njëjti vlerësim edhe për 25-vjeçarin e Shkëndijës, Lupçe Doriev, që mban pozitën e 3-të, ndërsa në TOP5 ka vend edhe për një tjetër futbollistë të Shkëndijës, Enur Totre, i cili vlerësohet në 450 mijë euro, njëjtë sikurse edhe Gjorgji Stoilov i Akademia Pandev dhe Darko Micevski i Vardarit.

Në pozitat 7 dhe 8 renditen dy futbollistë tjerë të Shkëndijës, Mevlan Murati (405 mln) dhe Antonio Paviç (360 mln).

Advertisement

Read Previous

Tre persona në një veturë qarkullojnë rrugëve të Kosovës me flamur të Serbisë

Read Next

Adnan Azizi ndan edhe 32 vendime të reja pune! (FOTO)