Efekti “Fejzullahu” në Vjenë: furi sulmesh ndaj muslimanëve austriakë në dy javë

Përfaqësuesja e shoqatës ZARA-s në Austri, Carolina Kerschbaumer, i tha televizionit shtetëror austriak ORF se pas sulmit të fundit terrorist në Vjenë, kishte një rritje të madhe të numrit të sulmeve ndaj muslimanëve në Austri, veçanërisht grave muslimane.

Duke kujtuar se katër njerëz u vranë në një sulm terrorist në Vjenë më 2 nëntor, Kerschbaumer tha se në 15 ditët pas këtij sulmi, të paktën 80 sulme ndaj anëtarëve dhe institucioneve të komunitetit musliman u regjistruan në Austri.

“Sulmet raciste ndaj muslimanëve janë të lidhura me sulmin terrorist në Vjenë. Muslimanët po fajësohen për sulmin dhe gratë muslimane të mbuluara janë në shënjestër në rrugë dhe në platforma dixhitale,” tha Kerschbaumer.

Advertisement

Kujtojmë se austriak me origjinë shqiptare, më saktë nga fshatrat e Tetotës, i quajtur Kujtim Fejzullahu, u tha se ishte protagonist kryesor në sulmin ku mbetën 3 të vrarë, mes tyre dhe një i ri shqiptar nga Struga, e të tjerë u plagosën.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like