E tmerrshme në Gostivar, një person përdhunon motrën e tij

Estimated read time 1 min read

Nga Prokuroria Themelore e Gostivarit njoftojnë se ka nisur procedurë hetimore kundër 18 vjeçari nga fshati Senakos të Komunës së Vrapçishtit i cili akuzohet se ka kryer veprën penale ‘incest’.

“Më 15 korrik, i akuzuari ka përdhunuar gjysmë-motrën e tij e lindur në vitin 2009. Edhe pse viktima gjatë gjithë kohës ka qarë dhe bërtitur, ai përdhunuar atë duke përdorur forcë fizike”, thonë nga Prokuroria.

Advertisement

Ata shtojnë se pas përdhunimit ai e ka kërcënuar viktimën se nëse u thotë prindërve do të përsërisë veprimin.

Prokurori publik në Gjykatën Penale në Gostivar propozoi vazhdimin e masës së paraburgimit për personin e akuzuar.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like