Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në Kopiliq të Skenderajt, ku u godit për vdekje një këmbësor, raporton Gazeta Sinjali.
I ndjeri, një 75-vjeçar, nuk mundi t’iu bëjë ballë plagëve dhe fatkeqësisht humbi jetën.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.Rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në fshatin Kopiliq të Skenderajt.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën këmbësori i moshës rreth 75 vjeçar.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa-jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”