E rëndë në Kosovë/ Një burrë plagos aksidentalisht nipin e tij!

Estimated read time 1 min read

Në fshatin Sopijë të Suharekës dyshohet se një burrë ka plagosur aksidentalisht nipin e tij.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas Gashit viktima është dërguar fillimisht në emergjencën familjare ku pastaj është dërguar për trajtim në spitalin rajonal në Prizren.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, po ashtu në hetime është edhe viktima i cili është duke u trajtuar ende.

“Reagimet policore kanë qenë të mënjehersëhsmë, njësite policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në vreshtat e fshatit Sopijë të Suharekës ku ne vendin e ngjarjes është arritur që të sekuestrohen dy armë të cilat dyshohet që janë përdorur nga të dyshuarit”, tha Gashi.

Advertisement

Në lidhje më këtë rast policia së bashku me prokurorinë e shtetit kanë filluar hetimet dhe po trajtohet si rast shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe për armëmbajtje pa leje.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like