E rëndë/ Djali e lidh baban dhe e kërcënon me vr*asje, ja ku ka ndodhur rasti!

Estimated read time 2 min read

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur edhe së fundmi, në një familje në Shtime, ku një burrë ka kërkuar ndihmën e Policisë, për shkak të dhunës që djali ka ushtruar ndaj tij.

Siç mëson Sinjali, bazuar në dëshminë e 69-vjeçarit, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht, duke ia lidhur duart dhe për të mos mbaruar me kaq, edhe e ka kërcënuar me vrasje.Përballë kësaj situate, viktima ka arritur që t’i ikë djalit dhe ta denoncojë në Polici, por i dyshuari është larguar nga shtëpia dhe është arratisur.

Advertisement

Si rezultat i denoncimit, babai i të dyshuarit ka dhënë deklaratën e tij për atë që ka ndodhur dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme për të lokalizuar vendndodhjen e të d

Advertisement
Advertisement

You May Also Like