E moshuara nga Shkupi bie pre e mashtrimit: Humb 6,000 euro pas një telefonate të rreme kinse vajza e saj ka pësuar aksident

Më 11.02.2025, në ora 13:10, në SPB Shkup, një grua 87-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se më 10.02.2025 është mashtruar nga një person mashkull për shumën prej 6,000 euro.
Sipas raportimit, personi e ka telefonuar dhe i ka thënë se vajza e saj në Kanada kishte shkaktuar një aksident trafiku, duke përplasur një fëmijë, dhe se nëse nuk dëshironte që ajo të përfundonte në burg, duhej të paguante një shumë parash.
Siç është raportuar, gruaja i ka lënë paratë në një vend të caktuar paraprakisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *