“Dyshohet se ra nga kati i dytë”, policia me detaje të reja për vdekjen e 34 vjeçares në hotel

Estimated read time 2 min read

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një 34 vjeçareje nga Gjakova, e cila është është gjetur pa shenja jete në afërsi të një hoteli në dalje të Prishtinë, rast ky për të cilin raportoi dje gazeta online Reporteri.net.

Në raportin e sotëm të Policisë thuhet se sipas dyshimeve të para, viktima ka rënë nga kati i dytë i hotelit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:23 të mëngjesit. Graqanicë / 28.12.2023 – 03:23. Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën se një person dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një hoteli, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër e cila dyshohej pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.

Advertisement

Siç raportoi dje gazeta online Reporteri.net, 34vjeçarja, para se të gjendej e vdekur, në hotel po qëndronte bashkë me të dashurin e saj. Ky i fundit, siç ka marrë vesh gazeta online Reporteri.net, në polici ka deklaruar se gruaja nga Gjakova u hodh nga dritarja e hotelit, pas një fjalosje mes çiftit.

Viktima, emër i njohur për redaksinë, është vajza e një familje të njohur afariste në qytetin e Gjakovës, derisa edhe vetë ishte një specialiste në estetikën e thonjve.

Për rastin dje ka folur edhe prokurori i rastit, Armend Hamiti.

Hamiti për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se lidhur me rastin ka dyshime për vetëvrasje.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like