Dyshohet se i publikoi foto intime një gruaje në rrjete sociale, arrestohet shqiptari

Estimated read time 1 min read

Një burrë në Viti është arrestuar mbrëmjen e së shtunës nën dyshimin se ka publikuar fotografi intime të një gruaje në rrjete sociale.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raport ditor. Aty thuhet se fotografitë tashmë i arrestuari i kishte marrë nga biseda me viktimën në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Insajderi.

“FOTOGRAFIMI DHE VIDEO INCIZIMET TJERA TË PAAUTORIZUARA-Viti / 29.04.2024 – 20:00. Më 04.05.2024 është arrestuar një mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se i ka publikuar në një grup të rrjetit social disa fotografi të natyrës eksplicite të viktimës femër kosovare të cilat i dyshuari ia kishte bërë gjatë bisedës me viktimën në rrjete sociale”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like