Dritan Abazoviç në takim me Millorad Dodikun?

Estimated read time 1 min read

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është fotografuar së fundmi në një takim me presidentin e të ashtuquajturës Republika Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik.

Ky i fundit njihet për impaktin e tij detabilizues në Bosnje dhe më gjerë në rajon me kërcënimet e tij se do të ndajë shtetin ballkanik dhe ta bashkojë atë me Serbinë.

Foton nga takimi i Abazoviçit me Dodikun e ka publikuar studiuesi i shkencave politike, njohësi i çështjeve të rajonit dhe njëkohësisht korespodent i Aljazeera për Ballkanin, Jasmin Mujanoviç.

Advertisement

POSTIMI:

Ish-kryeministri “reformist” malazez @DritanAbazovic shihet duke u takuar me Dodikun, ultranacionalistin dhe separatistin serboboshnjak në Bosnjë Hercegovinë. Ka qenë e qartë prej ca kohësh që Abazoviçi ka qenë një Kalë Troje, një bashkëpunëtor i partive nacionaliste serbe të kontrolluara nga Beogradi në Podgoricë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like