Digjet një burrë brenda veturës – dyshohet për vetëvrasje

Estimated read time 1 min read

Një 55-vjeçar ka humbur jetën, pasi që i njëjti është djegur brenda veturës që ishte përfshirë nga flakët, sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Jeshkovë të Prizrenit.

Policia thotë se nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.

“Patrullat Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veturë e cila tanimë ishte e djegur plotësisht bashkë me viktimën”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Advertisement

Viktima dyshohet të jetë Sh.K., 55-vjeçar nga fshati Jeshkovë, Prizren.

Ndërkohë, me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar “Vdekje e dyshimtë”, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për ekzaminim./teve1.info/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like