Diell Doko – portieri që pritet të shëndris në ekipet e mëdha evropane

Estimated read time 1 min read
Advertisement

Është vetëm 15 vjet dhe 1.88 cm i gjatë, ndërsa talenti i tij i portierit është i pakrahasueshëm. Njohësit e fudbollit thonë se Diell Doko ka një të ardhme të ndritshme në fudboll. Padyshim se është portieri më i talentuar ndër moshat e tij, jo vetëm në vend por edhe në rajon.

Diell Doko është nga Ohri dhe aktualisht është pjesë e Akademisë New Star të cilën e udhëheq ish-kreu i Federatës së Fudbollit të Maqedonisë. Javën që shkoi, Dielli ishte shkaktari kryesor që ekipi më i fuqishëm serb në grupmoshat e reja, Cërvena Zvezda e Beogradit, nuk arriti të triumfonte me ekipin e tij, duke u ndalur në barazim.

Në shumicën e ndeshjeve që ka luajtur ekipi i tij New Star gjatë periudhës përgatitore, rrjeta e Diellit ka ngelur e paprekur.
Padyshim që shumë shpejt Diell Doko me talentin e tij, pritet të jetë një portier i ndonjë ekipi të fuqishëm në ligat e fuqishme evropiane.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like