Detaje të reja/ Për kidnapimin e Vanjës është përdorur edhe bodrumi ku jetonte?!

Estimated read time 2 min read

Bodrumi në objektin ku banonte Vanja Gjorçevska është shfrytëzuar gjatë rrëmbimit të saj. Aty ajo është lidhur dhe më pas e kanë futur në një thes gjumi dhe e kanë nxjerrë jashtë objektit, konfirmojnë për Tv 24 burime nga hetimi, përcjellë Monitor.mk

Ky informacion shpjegon rrëmbimin e saj pa u vënë re nga godina e cila ndodhet në afërsi të Parkut të Qytetit dhe në afërsi të së cilës ka shumë objekte hotelerie dhe bashkë me të edhe një frekuencë të shtuar të njerëzve edhe në orët e para të mëngjesit.

I dyshuari i parë Ljupço Palevski, i cili po ashtu posedonte pronë në të njëjtin objekt, kishte edhe çelësin e dhomave të bodrumit, si dhe të derës hyrëse. Siç dihet tashmë, objekti është ndërtuar nga kompania Una Enterprise, pronar i së cilës ishte Palevski.

Advertisement

“PortaliX” ka publikuar një video ku shihen automjetet e vjedhura “Citroen” dhe “Reno” të bardhë me të cilat sipas informacioneve është rrëmbyer 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska.

Sipas videos, në “Citroen” shihen një shofer dhe një pasagjer të veshur me kapele të zeza, si dhe atë që duket si një çantë e bardhë në pjesën e pasme të mjetit. Në regjistrimet shihet edhe tymi i zjarrit në vendin ku më pas u gjet mjeti i djegur, si dhe trupi i varrosur i vajzës së vrarë./Tv24

Advertisement
Advertisement

You May Also Like